06 Nëntor 2024

Berat Rukiqi pranoi detyrën e kryetarin të Odës Ekonomike

Prishtinë, 12 korrik - Sot është bër pranim dorëzimi i detyrës nga kryetari i OEK-ut i deritashëm Safet Gërxhaliu për kryetarin e ri të porsazgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi vlerësoi se pranim dorëzimi në këtë mënyrë është model edhe për insitucionet e tjera.

"Oda ka traditë 55 vjeqare dhe tregon se do të ketë vazhdimësi. Oda është ruajtur me shumë sfida", tha ai në ceremoninë e pranim dorëzim të detyrës.

Sipas tij Oda do të angazhohet për të zhvilluar ekonominë e Kosovës.

"Do të angazhohemi për rritje të eksporteve të Kosovës që do të gjenerojë vende të reja të punës", tha Rukiqi.

Kurse ish kryetari i OEK-ut i deritashëm Safet Gërxhaliu ka uruar kryetarin e ri të porsazgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

"Oda Ekonomike e Kosovës ka zero buxhet, kurse ministrit kanë miliona euro. Ne kemi dhënë shumë për biznesin dhe ekonominë e Kosovës", tha ai.

Ndryshe dje Berat Rukiqi është zgjedhur kryetar i OEK-ut për një mandat katër vjeqar.

Për punën e deritashme Oda Ekonomike e Kosovës i ndau mirënjohje ish kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu (OEK).

Po ashtu së fundi Gërxhaliu është shpallur menaxher i vitit në Sarajevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)