Beqiri takon përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave Elektrokosova
Prishtinë, 13 shkurt- Nënkryetari i Partisë Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Mirsim Beqiri i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Binak Gashi dhe anëtari i kryesisë, Arsim Blaku, kanë vizituar të mërkurën Federatën e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), më që rast janë pritur nga kryetari Fehmi Pajaziti dhe Ismet Mujovci antar i kryesise.
Delegacioni i Partisë Demokracisë Sociale të Kosovës, kishte për qëllim që të vizitoj këtë sindikatë për tu njohur nga afër me sfidat që kanë sindikatat në mbrojtjen e interesave të punëtorëve, si dhe njëjtën kohë, përfaqësuesit e DSK-së, të kryesuar nga nënkryetari, Mirsim Beqiri, e kanë njoftuar FSPE-në me programin e DSK-së si dhe kanë folur rreth privatizimi të ndërmarrjeve publike në Kosovës, që në fakt deri më tani sipas nënkryetarit të DSK-së, Beqiri, privatizimi i shumë ndërmarrjeve nuk ka sjellë asnjë mirëqenie sociale për punëtorët e Kosovës, vetëm mjerim.