19 Nëntor 2024

Beqaj: Zhvillimi i biznesit vendor prioritet i Qeverisë

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Financave Besim Beqaj ka thënë  sot se zhvillimi i biznesit privat dhe konsumimi i produkteve vendore kanë mbështetjen e fuqishme të  Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Duke marr pjesë në inaugurimin e fushatës së promovimit të Javës së Prodhimeve Vendore 2014, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit  me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”, Ministri Beqaj ka theksuar se Kosova çdo ditë e më shumë po dëshmon se ka kapacitete të cilat mund të ofrojnë një gamë të gjerë të prodhimeve vendore me një cilësi shumë të mirë të cilat janë konkurrente jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Me këtë rast i pari i Ministrisë së Financave ka thënë se viti  2014 do të jetë vit i përkushtimit të Qeverisë për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe ka theksuar se kjo arrihet vetëm duke qenë bashkëpunues me bizneset dhe qytetarët e Kosovës sepse vetëm bashkëpunimi i ndërsjellët sjell rezultat pozitiv ku pastaj bizneset mund të operojnë dhe të punojnë pa probleme.

“Fenomeni i ekonomisë jo-formale është i dëmshëm për të gjithë: ajo ka efekte negative për vet bizneset, të punësuarit dhe Qeverinë. Prandaj është e rëndësishme që ne si institucione të bëjmë më të mirën për të luftuar këtë dukuri dhe rrjedhimisht, për të ofruar një ambient më të pranueshëm për të bërë biznes.\"

\"Në këtë drejtim Ministria e Financave së bashku me të gjitha agjencitë e veta relevante si dhe institucionet tjera të Qeverisë, në mënyrë shumë aktive jemi duke u marr me trajtimin e kësaj problematike”, tha ministri Beqaj.

Ai shtoi se para pak ditësh, Qeveria miratoi Strategjinë/Planin e Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimit të parave dhe financimin e krimeve ekonomike, në hartimin e të cilit ishin të involvuara të gjitha palët me rëndësi, ndërsa bartës i procesit ka qenë Ministria e Financave.

Ministri Beqaj gjithashtu theksoi se me qëllim të rritjes së kualitetit të shërbimeve dhe të qenurit sa më afër tatimpaguesve, ATK-ja dhe Dogana janë duke bërë reforma dhe riorganizime të brendshme substanciale.

“Kemi rritur në masë të madhe komunikimin midis Doganave dhe ATK-së, dhe tani këto dy institucione, në çdo moment i kanë informatat e nevojshme nga njëra-tjetra, që do ju shërbej më mirë në punën e tyre të përditshme.

Ndërsa sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis ATK-së dhe Doganave përmes së cilës do të mundësohet një bashkërendim dhe integrim i aktiviteteve të njësisë së Hetimeve Tatimore e cila aktualisht funksion në kuadër të ATK-së dhe Sektorit të Hetuesisë që funksionon brenda Doganave”.

Me qëllim të bashkëpunimit sa më të suksesshëm në mes të Doganës, ATK-së dhe përfaqësuesve të biznesit është themeluar Këshilli Konsultativi i cili ka për synim të shtojë komunikimin mes dy agjencive  tatimmbledhëse dhe tatim paguesve, respektivisht bizneseve, dhe rrjedhimisht, të mundësoj adresimin sa më të shpejtë dhe efektiv të të gjitha brengave që mund të ketë njëra apo pala tjetër, tha ministri Beqaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)