16 Maj 2024

Beqaj: Viti 2012 do të jet vit i privatizimit të PTK dhe KEDS

Prishtinë, dhjetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka vlerësuar se viti 2011 ka qenë një vit si sfidës dhe i sukseseve për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë shuam reforma në legjislacion dhe kjo është arritur fal përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të pasur një ekonomi të lirë të tregut.
 
MZHE sipas tij ka plotësuar tërë agjendën e vet legjislative për vitin 2011, ngase janë aprovuar; Ligji për Efiçiencë të Energjisë, Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ligji për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, ka kaluar në Qeveri Projektligji për Shërbimet e Shoqërisë Informatike, pritet të Aprovohen; Projektligji për Komunikime Elektronike, dhe Ligji i plotësuar për Ndërmarrjet Publike.
 
Beqaj ka thënë së privatizimin e PTK-së nuk ka dështuar, por vendim i Komitetit Qeveritar për Privatizim që të mbyllet njëherë ky proces.

“Do të ishte dështim sikur PTK-ja të shitej me një çmim më të ultë, se sa që vlerësohet. Nuk ka pasur anulim të tenderit, ai është një vendim i Komitetit Qeveritar për Privatizim për mbyllje të procesit dhe unë e konsideroj si një vendim jashtëzakonisht të përgjegjshëm, dhe në asnjë rrethanë dështim, sepse kemi marrë një vendim të përgjegjshëm për ruajtjen e vlerës së aseteve dhe funksionimin e ndërmarrjes."

"Do të ishte dështim po të kishim shitur me çmim të ultë, po të kishim bërë veprime që vështir do të riparoheshin. Kemi marrë vendim të përgjegjshëm për të krijuar bazë më të mirë, për të pritur rrethanat më të mira të  tregut”, ka theksuar Beqaj.
 
Ndersa projekti për privatizimin e KEDS-it sipas tij ka vazhduar me një dinamikë të jashtëzakonshme. Është bërë shpallja e ofertës dhe pritet që në muajin mars të shpallet fituesi për distribucionin.

“Projekti i TC “Kosova e Re” ka pasur disa vonesa që kanë të bëjnë me Bankën Botërore dhe pas harmonizimit me ketë mekanizëm MZHE në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka vendosur që këshilltarin e transaksionit për TC “Kosova e Re” ta përzgjedh vet me ç’rast janë kursye rreth 6 milionë euro”, tha ai dhe shtoi se orientimet e Qeverisë janë që ky projekt të bëhet  në harmoni të plotë me BE dhe BB.”
 
Beqaj sa i përket vitit të ardhshëm ka thënë së prioritetet për vitin 2012 janë vazhdimi i implementimit të projekteve (PTK, KEDS, TC “Kosova e Re”), organizimi i aktiviteteve me qëllim të promovimit të investimeve në fushën e Energjisë, Minierave, Telekomunikacionit dhe IT-së, fuqizimi dhe intensifikimit i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit me qëllim të krijimit të politikave, strategjive të cilat do të ndikojnë në rritjen së konkurrenthmërisë së sektorit privat.
 
Sektori privat sipas tij duhet të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe dinamika e sektorit privat do ta dikton pastaj edhe dinamikën e sektorëve të tjerë dhe natyrisht në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë në rritjen e atraktivitetit të Kosovë.

“Këtë viti institucionet e Kosovës, kanë bërë shumë reforma në ekonomi dhe kjo do të bëjë që të arrihet në synimin tonë. Qeveria do të marrë të gjitha masat që të krijojë një infrastrukturë të përshtatshme ligjore për zhvillimin e sektorit privat duke hequr të gjitha barrierat e mundshme.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)