19 Nëntor 2024

Beqaj takoi përfaqësuesit e bizneseve dhe bankave komerciale

Prishtinë, 16 janar - Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ministri i financave Besim Beqaj është takuar sot me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe komisionin për fiskalizim me të cilët është diskutuar çështja e shtrirjes së fiskalizimit  dhe gjithashtu është mbajtur një takim i veçantë me Shoqatën e Bankave dhe përfaqësuesit e bankave komerciale .


Në takimin kushtuar fiskalizimit ministri Beqaj ka theksuar se gjatë vitit 2014 do të realizohet një plan dinamik me qëllim të arritjes së objektivave të luftimit të ekonomisë jo formale duke krijuar konkurrencë të barabartë në treg për të gjitha bizneset dhe të hyra të qëndrueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës të cilat do të shfrytëzohet për krijimin e mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë.

 
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të identifikuar të gjitha sfidat me të cilat për ditë ballafaqohen bizneset dhe ne anën tjetër bashkërisht edhe me komisionin për fiskalizim, Administratën Tatimore te Kosovës dhe Ministrin e Financave  të kontribuojnë në shtrirjen sa më të gjerë të fiskalizimit dhe reduktimin e nivelit të ekonomisë joformale.
 

Në kuadër të planit të veprimit në realizimin e Strategjisë së luftimit të ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit  është paraparë edhe një fushatë intensive vetëdijësuese dhe një numër i aktiviteteve edukuese në raport me qytetarët dhe bizneset.

Në takim u arrit marrëveshja që së shpejti përfaqësuesit e biznesit dhe komisioni për fiskalizim të dalin me propozim konkret për avancimin e procesit të fiskalizimit në vend.

 
Gjatë takimit me Shoqatën e Bankave dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në vend lidhur me Strategjinë e lëshimit të letrave me vlerë për vitin 2014 ministri Beqaj i njoftoi të pranishmit lidhur me përmbajtjen e strategjisë dhe prioritetet në fushën e tregut të letrave me vlerë.

Në takim ministri gjithashtu i njoftoi të pranishmit lidhur me arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2013 , planifikimet për vitin 2014 dhe krijimin e tregut sekondar të letrave me vlerë.

 
Po ashtu në  këtë takim u bisedua edhe lidhur me orientimet  dhe kapacitetin e sektorit bankar për të investuar në këto instrumente financiare dhe me këtë rast bankat komerciale kanë shpreh gatishmërinë për të qenë pjesëmarrëse edhe në ankandet e planifikuara për këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)