19 Nëntor 2024

Beqaj takohet me kongresistë dhe përfaqësues të FMN-së

Washington, 7 shkurt - Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, ministri i financave Besim Beqaj ka pas takime me kongresistët Janice Hahn dhe Jeff Fortenberry.

Ministri Beqaj ka falënderuar kongresistët për gatishmërinë e pa rezervë në drejtim të përkrahjes në tejkalimin e sfidave afatshkurtra me të cilat është ballafaquar Kosova gjatë këtyre viteve.

Me këtë rast ministri Beqaj i ka informuar kongresistët lidhur me progresin politik në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve me Serbinë, stabilitetit dhe qëndrueshmërinë makrofiskale dhe financiare, implementimin e projekteve strategjike në sektorin e infrastrukturës rrugore, energjisë, telekomunikacionit, si dhe projektet e zhvilluara përmes partneritetit publiko-privat.

Ministri Beqaj gjithashtu njoftoi kongresistët për politikat e reja fiskale të cilat pritet të kanë ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e shkallës së ekonomisë joformale në vend dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

I pari i Ministrisë së Financave tha se gjatë viteve të fundit ekonomia jonë ka arritur të ketë norma relativisht të mira të rritjes, duke pasur parasysh krizën e Eurozonës dhe recesionet në vendet në regjion.

Ai ka theksuar se në Kosovë janë bërë reforma të konsiderueshme që kanë sjell stabilitet të përgjithshëm ekonomik dhe fiskal, dhe njëkohësisht, kanë rezultuar në përmirësime të theksuara për sa i përket ambientit të të bërit biznes.

Njëkohësisht Qeveria gjatë viteve të kaluara ka bërë investime të mëdha në infrastrukturë, me çka janë krijuar kushte të mira që në vitet në vijim, sektori privat të marr rolin udhëheqës në rritjen ekonomike.

Ministri Beqaj i ka informuar kongresistët Hahn dhe Fortenberry se pas anëtarësimit të Kosovës në BB dhe FMN Kosova është anëtarësuar edhe në  Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe se në të njëjtën kohë janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane Investive.

Të dy anëtarët e kongresit premtuan angazhim dhe mbështetje të fuqishme për popullin e Kosovës.

Ministri Beqaj është takuar edhe me zëvendësdrejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së,  Poul Thomsen, dhe me drejtorin ekzekutiv të Konstituencës së FMN-së që mbulon Kosovën,  Johann Prader.

Ministri Beqaj i informoi rreth gjendjes ekonomike të Kosovës, stabilitetit makroekonomik, disiplinës financiare dhe për përgatitjet për programin e ri me FMN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)