Beqaj shpalos disa projekte para udhëheqësit të BERZH-it
Prishtinë, 27 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pritur sot Anton Kobakov udhëheqës i Zyrës së Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) në Prishtinë.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në kuadër të strategjisë së BERZH-it për Kosovën.
Me këtë rast ministri Beqaj ka shpalosur disa projekte të rëndësishme, të cilat mund të përkrahen nga BERZH-i
Jemi të interesuar që të realizojmë projektet të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës siç janë trajtimi i mbeturinave , sistemi i kanalizimeve , infrastruktura rurale ka thënë ministri Beqaj.
Gjithashtu ministri Beqaj dhe Kobakov kanë diskutuar për takimin vjetor të BERZH-it i cili mbahet në Maj të këtij viti si dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim pas anëtarësimit në BERZH