Beqaj: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Ministri Besim Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë z. Didier Chabert, kanë marrë pjesë në ngjarjen e përbashkët të prezantimit të sfidës ndërkombëtare për financimin e star-upeve “Hello Tomorrow”.
Në fjalën e mbajtur në këtë ngjarje Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve të Kosovës në këtë garë dhe ka shprehur kënaqesinë e tij për bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë.
“Trendet e globalizimit janë të orientuara drejt këtyre temave dhe po lëvizin me hapa të shpejtë. Fatmirësisht edhe rinia kosovare është duke i ndjekur këto trende. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të jetë lidere e rajonit për inovacion dhe ndërmarrësi. Në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për zhvillim ekonomik, të bazuar në inovaicion, rini, hulumtim dhe zhvillim, ekonomi të dijes, soft skills dhe teknologji të reja”, tha Ministri Beqaj.
“Hello Tomorrow” është mundësi ideale për rininë tonë për të përfituar nga rrjeti më i madh i teknologjisë, duke takuar kokë më kokë VC (Venture Capital) dhe grupe të mëdha të investitorëve”, shtoi Ministri Beqaj.
Ndërsa Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë z. Didier Chabert theksoi rëndësinë që është duke i dhënë Franca përkrahjes financiare në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
“Kosova ka popullatën më të re dhe më të talentuar në Evropë. Jam entuziast dhe krenar të shoh shumë ndërmarrës nga Kosova të aplikojnë dhe të përzgjidhen në këtë garë”, tha Ambasadori Didier Chabert.
“Hello Tomorrow” ka nisur edicionin e pestë të GlobalChallenge, një garë e start-upeve dedikuar ndërmarrësve të shkencës dhe teknologjisë që është e hapur deri më 14 shtator. Gara është mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë për të përfituar nga rrjeti më i madh i teknologjisë duke takuar kokë më kokë VC (Venture Capital) dhe grupe të mëdha të investitorëve.