Beqaj priti përfaqësuesin e ri të FMN-së Frank Lajkwik
Prishtinë, 4 gusht - Ministri i Financave, Besim Beqaj, priti sot në takim përfaqësuesin e ri të FMN-së, Frank Lajkwik, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, i cili nga shtatori i këtij viti do ta zëvendësoj përfaqësuesin aktual të FMN-së, Jose Sulemane i cili ishte i pranishëm në takimin e sotëm.
Ministri Beqaj, gjatë takimit e falënderoi z. Sulemane për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës.
Ai, po ashtu i uroi mirëseardhje dhe detyrën përfaqësuesit të ri të FMN-së, Frank Lajkwik në Kosovë, i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm ndrërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit Ministri Beqaj e njoftoi Lajkwik për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e rregullës fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.