10 Maj 2024

Beqaj prezanton potencialet e Kosovës në Londër

Londër, 11 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka marrë pjesë në konferencën Kosovë- Britani e Madhe për tregti dhe investime që u mbajt në Londër me 10-11 tetor, ku para investitorëve britanikë janë prezantuar potencialet e Kosovës për investime, ndërsa ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Sheffield-it.

Ministri Beqaj me këtë rast ka vënë në dukje se Republika e Kosovës në vazhdimësi është duke përmirësuar mjedisin për investime, duke përmendur legjislacionin dhe garancitë që ofron vendi për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të jashtme.

Kreu i MZHE-së ka ritheksuar se sektorët potencialë për investime janë energjia, minierat, teknologjia informative, industria e përpunimit të ushqimit, metalit, drurit, tekstilit etj, ndërsa ka siguruar investitorët se do të kenë mbështetjen institucionale.

Ministri Beqaj ka nënvizuar orientimet e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sektorit privat, i cili do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, derisa ka përmendur angazhimin e institucioneve për reformën e strukturës së ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimeve.

Beqaj ka njoftuar investitorët edhe me projektet që janë në proces, siç janë privatizimi i 75% të aksioneve të PTK-së, ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, projektet e energjisë së ripërtërishme dhe privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)