18 Nëntor 2024

Beqaj prezanton mundësitë për investime në Kosovë

Berlin, 28 gusht - Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, është duke vijuar punimet edhe Konferenca për Ekonominë e Ballkanit Perëndimor, me temën “Tregtia, Investimet dhe Bashkëpunimi Rajonal për një dinamikë të re”.

Kosova po përfaqësohet në këtë Konferencë nga Ministri i Financave, z. Besim Beqaj, i cili në dy panele të ndryshme prezantoi projektet e rëndësisë nacionale ne energji, infrastrukturë dhe zhvillim të NVM-ve, me fokus të veçantë në ofrimin e propozimeve konkrete për financim. Një nga konkluzat e veçanta të kësaj konference ishte nevoja për përmirësim të rrjetit të transportit rajonal dhe integrimi i tregut energjetik, si dhe vazhdimi i reformave në mjedisin e të bërit biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)