18 Nëntor 2024

Beqaj premton zgjidhje për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave të Prodhuesëve dhe Përpunuesve të Qumështit dhe ka biseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Pasi ka dëgjuar kërkesat e tyre, ministri Beqaj ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr një sërë masash me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për funksionimin e kësaj dege të ekonomisë, duke përfshirë këtu heqjen e tatimit të sheshtë për qumështin e freskët, lirimin nga TVSH-ja të prodhimeve primare bujqësore, lirimin nga tatimi doganorë për importin e pajisjeve për përpunimin e tyre dhe duke ndarë subvencione për krerë të bagëtisë, për çdo litër qumështi sipas kategorisë së cilësisë dhe grante investive për ngritjen e objekteve përcjellëse për zhvillimin e blegtorisë.

Duke iu referuar kërkesave të përfaqësuesve të Shoqatave, ministri Beqaj ka kërkuar që ato konkretisht të dërgojnë propozimet dhe sugjerimet sa u përket politikave fiskale të cilat me kujdes të gjithanshëm do të shqyrtohen duke pas parasysh edhe ndikimin e tyre në krijimin e kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe ndikimin në të hyrat buxhetore të vendit.

Duke iu referuar kërkesave të tjera që kanë të bëjnë me kualitetin e qumështit të importuar, subvencionet e mundshme nga shtetet prej nga importohen dhe çmimet damping.

Ministri Beqaj kërkoi që të gjitha këto të dokumentohen dhe tu dorëzohen institucioneve relevante të vendit në mënyrë që pastaj në kuadër të zgjidhjeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i ka nënshkruar Kosova të ndërmerren masat adekuate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)