19 Nëntor 2024

Beqaj përfaqëson Kosovën në takimin Forumit Ekonomik të Vjenës

Prishtinë, 25 nëntor - Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të akterëve politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore dhe vendeve të Bashkimit Evropian, për fuqizim të bashkëpunimit rajonal, sot në Vjenë po mbahet takimi i 10-të jubilar i Forumit Ekonomik të Vjenës, iniciativës rajonale që ka në fokus kryesor bashkëpunimin ekonomik në mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Evropës Juglindore.

Në takimin jubilar të këtij Forumi të rëndësishëm, në cilësinë e anëtarit të rregullt, po përfaqësohet edhe Republika e Kosovës, përmes Ministrit të Financave, Besim Beqaj.

Në dy panele të ndryshme të udhëhequra nga Erhard Busek, kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës,  ministri Beqaj prezantoj progresin e vendit në bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë rezultatet konkrete nga dialogu me Serbinë, si dhe reformat gjithëpërfshirëse dhe progresin e brendshëm, përfshirë: organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e vendit, reformën strukturore të ekonomisë dhe fuqizimin e stabilitetit makrofiskal të vendit.

Në fokus të veçantë të diskutimit të Ministrit Beqaj ishte implementimi i projekteve të infrastrukturës dhe të energjisë, brenda vendit dhe ato me karakter rajonal, të cilat  shërbejnë për krijimin e parakushteve, që sektori privat të jetë motor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Në margjina të takimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Ministri Beqaj u takua me Zëvendëskryeministren e Bullgarisë, ministra nga vendet e rajonit, pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit dhe media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)