18 Nëntor 2024

Beqaj njofton BERZH-in dhe BIE-në për projektet e qeverisë

Londër, 25 shkurt - Në margjinat e Konferencës për Promovimin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ministri i Financave, Besim Beqaj është takuar me zyrtar të lartë të BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane (BIE).

Ministri Besim Beqaj ka njoftuar bankat me projektet të cilat Qeveria është e interesuar t'i realizoj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth Magjistrales M9, respektivisht përfundimit të zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë.

Po ashtu, Beqaj është takuar edhe me zyrtarë të Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në fushën e planifikimit dhe monitorimit të shpenzimeve të parasë publike.

Konferenca për Promovimin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër ka tubuar kryeministrat e shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)