20 Nëntor 2024

Beqaj: Maqedonia është një partner rëndësishëm për Kosovën

Prishtinë, 23 korrik - “Brenda këtij viti do të  fillojmë edhe ndërtimin e autostradës në drejtim të Maqedonisë, e cila do të jetë një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe në raport të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona”, tha ministri i Financave Besim Beqaj pas takimit me Ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçin, i cili po qëndron në vizitë në Prishtinë.

Ai duke i dëshiruar mirëseardhje Ministrit Saraçin në Prishtinë , tha se “ Kisha nderin që të ritakohem në Kosovë, jemi takuar edhe disa herë të tjera ku kemi trajtuar çështjet e bashkëpunimit ekonomik, çështjet të cilat janë me interes, posaçërisht në kohërat kur në nivel evropian dhe më gjerë ka probleme ekonomike, ku kriza ekonomike po orienton vendet në afërsi gjeografike që të bashkëpunojnë më ngushtë me njëri – tjetrin, për të  krijuar parakushte qofshin ligjore qofshin infrastrukturore “.

“ E njoftova Ministrin për stabilitetin makrofiskal, për punën që ne jemi duke bërë me FMN-në, për angazhimet tona buxhetore brenda vitit 2013 dhe për orientimet të cilat i kemi në investime të reja kapitale në nivel të Republikës së Kosovës.\"

\"Dhe gjithashtu e njoftova atë  që afërsisht 40% të buxhetit 2013 është i orientuar në investime kapitale, investime të cilat gjatë këtij viti do të ndihen edhe në infrastrukturën e cila qon drejt Maqedonisë, sepse Maqedonia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm   dhe është partner strategjik për Republikën e Kosovës, për marrëdhëniet ekonomike. Dhe ne brenda këtij viti do të  fillojmë edhe ndërtimin e autostradës në drejtim të Maqedonisë, e cila do të jetë një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe në raport të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona”, u shpreh i ministri Beqaj.

Ai më tej shtoi se “ me  Ministrin Saraçin e kemi trajtua edhe shumë herë dhe unë kisha kënaqësinë që pas takimit që kishte me Ministrin Mujota ta rikonfirmoj aspektin financiar të kësaj rruge, dhe në të njëjtën kohë ne u dakorduam që Maqedonia shumë shpejtë të sheh mundësitë e veta qoftë buxhetore apo format e tjera të krrospendon me rrugë të tillë, sepse  kjo është një rrugë e cila do të duhej të ketë karakter rajonal dhe ti shërbejë interesave ekonomike të Maqedonisë dhe interesave ekonomike të Republikës së Kosovës. Pra, realisht bashkëpunimi jonë është në nivelin e kënaqshëm, nuk kemi çështje të hapura zakonisht gjërat që mund të ndodhin të këmbimeve ditore, sigurisht se janë trajtime që bëhen në nivel të dy qeverive dhe që realisht të gjitha janë zgjedhur deri më tani në formën më të mirë të mundshme. Edhe një herë i dëshiroj mirëseardhje Ministrit dhe i dëshiroj qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës”.

Ndërsa, në anën tjetër ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçin,  duke uruar  ministrin Beqaj për funksionin e ri të tij si ministër i Financave , tha se “Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë me të vërtetë raporte dhe  marrëdhënie të mira, kohëve të fundit ajo është duke u bartë në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.\"

\"Unë besoj që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë deri më tani me nënshkrimin e gjithsej 27 marrëveshjeve të ndryshme në lëmi të ndryshme duke filluar nga sfera e ekonomikë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe të gjitha sferave të tjera të cilët ndikojnë në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, do të rezultojë edhe me projekte konkrete që në të ardhmen do të jenë të pranuara edhe nga sektori i biznesit”.

“Qëllimi i vizitës të sotme këtu në Prishtinë është të takoj ministrin e Infrastrukturës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, ministrin e Financave me qëllim të diskutojmë dhe të debatojmë më tepër në lidhje me projektet konkrete ekonomike. Më gëzon fakti se Republika e Kosovës , në fakt qeveria e Republikës së Kosovës, në fund të këtij viti veç po fillon me realizimin e një projekti të madh, një projekti gjigand ndërtimin e autostradës Prishtinë – Han të Elezit, një projekt i cili është një shtysë i mirë i zhvillimit edhe më tutjeshëm ekonomik, dhe normal është një lajm i shkëlqyeshëm për afaristët, për biznesmenët të cilët në të ardhmen do të rrisin edhe më tepër shkëmbimin tregtar në mes dy vendeve” tha ministri i ekonomisë së Maqedonisë.

 Ai më tej shtoi se “ Republika e Maqedonisë në programin qeveritar 2014 ka planifikuar hapjen e thirrjes publike për të gjetur kompani e cila do të fillojë me ndërtimin e pjesës rrugore Shkup – kufi me Kosovën. Momentalisht jemi duke i shqyrtuar burimet e financimit dhe besoj se deri në fund të këtij viti do të vendosim që ky projekt do të financohet me mjete buxhetore apo do të kërkohet ndonjë burim tjetër financiar nga organizatat ndërkombëtare financiare. Besoj se brenda këtyre ditëve do të hapet edhe një debat më i madh në Shkup në lidhje me krijimin e një klime pozitive sa i përket aksi rrugor, me qëllim që deri në fund të vitit 2017 të kompletohet dhe rrumbullakosohet ky projekt i madh”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)