18 Nëntor 2024

Beqaj: Kosova ka stabilitet makroekonomik dhe fiskal

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Financave Besim Beqaj priti sot në takim drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe projektet të cilat financohen nga Banka Botërore.

Me këtë rast ministri Beqaj e njoftoi zonjën Goldstein se Kosova ka stabilitet makroekonomik dhe fiskal dhe se janë duke u realizuar objektivat e Qeverisë.

Ministri Beqaj falënderoi BB-në për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit duke u ndalur posaçërisht në implementimin e projekteve ekzistuese, me theks të veçantë rreth agjendës së Qeverisë në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë.

Në takim është diskutuar rreth procesit të fillimit të projekteve në fushën e energjisë përkatësisht efiçiencës së energjisë, në fushën e edukimit, si dhe shëndetësisë, për zhvillimin e reformave të përgjithshme në këtë sektor dhe veçanërisht për zhvillimin e reformave me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për sigurimet shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Zonja Goldstein vlerësoi lartë nivelin e deritashëm të bashkëpunimit të Kosovës me Bankën Botërore dhe theksoi gatishmërinë e saj për përkrahjen e projekteve zhvillimore edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)