04 Maj 2024

Beqaj kërkoi nga ndërmarrjet publike zbatimin e reciprocitetit

Prishtinë, 8 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në një takimi me drejtorët ekzekutive dhe kryetarët e bordeve të gjitha ndërmarrjeve publike, ka kërkuar zbatimin me përpikëri të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Edhe pse u ka dërguar letër me shkrim drejtorëve të këtyre ndërmarrjeve dhe kryetarëve të bordeve, ministri Beqaj gjatë ditës së martë ka ftuar edhe për një bisedë me ta, duke kërkuar prej tyre që kjo situatë të mos keqpërdoret.

“Ky është një vendim që duhet të zbatoni të gjithë në përpikëri dhe kam kërkuar që takohemi edhe sot të diskutojmë bashku se qoftë në fushën e furnizimeve, qoftë origjinës së mallit vendimi i reciprocitetit nuk bazohet vetëm në atë që respekton vendimin për mosnjohjen e vulës doganore por konform ligjit edhe mbi doganat origjina e mallit është element i cili duhet të respektohet. Prandaj ju keni marrë me shkrim edhe javën e kaluar është edhe vendimi të cilin e kemi si qeveri dhe kërkoj që ju të respektoni në detale”, ka thënë Beqaj.

Për më tepër ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është koncentruar në mënyrë maksimale që kjo situatë të mos keqpërdoret, ndërkohë që ka sqaruar për opinionin që nuk ka asnjë kompani nga Serbia e cila bën furnizimin me energji elektrike.

“Në importin energjisë elektrike nuk kemi asnjë kontratë me ndërmarrje nga Serbia. Ka qenë një ndërmarrje, e cila nuk e ka respektuar afatin e kontratës dhe realisht iu ka shkëput kontrata dhe ne jemi në një situatë shumë të mirë sa i përket importit të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj ka thënë se pas vendosjes së reciprocitetit, Hekurudhat e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme duke informuar kontraktorët eventual të cilët kanë pasur kontrata të furnizimit me pjesë rezervë nga Serbia.

Ramosaj ka thënë se edhe një tender që ka qenë është anuluar dhe do të kërkohet nga ofertuesit që të përmbushin kushtet në bazë të vendimit të qeverisë.

“Duhet t’ju informoj se nuk kemi pas të tilla, kemi pas vetëm së fundi një tender me pjesët për furnizimin e infrastrukturës ku operatorët të cilët i kanë ofertat e tyre kanë qenë operator kryesisht nga Serbia dhe ne mënyrë të menjëhershme ri-tenderimin duke vendosur kushtet e ditura në bazë të vendimit tuaj”, ka thënë Ramosaj.

Ndryshe nga 20 korriku të gjitha mallrat më origjinë serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë, ndërsa ato nga Bosnja dhe Hercegovina ngarkohen me një taksë prej 10 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)