Beqaj: Institucionet përkrahin shoqërinë civile
Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj ka pritur në takim Nicola Bertolinin, udhëheqës i sektorit të bashkëpunimit rajonal dhe programeve në Komisionin Evropian, dhe Gaby Hagmuller nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet në fushën e bashkëpunimit me shoqërinë civile në Kosovë. Me këtë rast Ministri Beqaj u ndal veçanërisht rreth zbatimit të strategjisë për bashkëpunim me shoqëritë civile, si dhe përkrahjen e Komisionit Evropian për sektorin e shoqërisë civile në Kosovë. Ministri Beqaj theksoi se Ministria e Financave është duke punuar me institucionet e Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile për të mundësuar përkrahje të vazhdueshme për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Ministri Beqaj dhe përfaqësuesit e KE-së u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zbatimit sa më të suksesshëm të strategjisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.