20 Nëntor 2024

Beqaj ia shpall konkursin Huruglicës

Prishtinë, 11 gusht - Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj, e ka shpallur konkursin për drejtor të ri të Doganave të Kosovës (DK), edhe pse këtë pozitë prej vitesh e drejton Naim Huruglica.

Përmes konkursit të shpallur e që ka kritere qesharake për një pozitë aq të rëndësishme, Qeveria po synon ta fusë në kontroll edhe institucionin që i sjell arkës së shtetit më shumë se 900 milionë euro në vit.

Në konkursin e shpallur thuhet se të drejtë konkurrimi në atë pozitë kanë të gjithë ata që kanë diploma universitare në ekonomi, juridik, administrim biznesi, financa, menaxhment. Posaçërisht inkurajohen kandidatët me magjistraturë në fushat e lartcekura.

Po ashtu, kandidati duhet të këtë njohuri për funksionet e përgjithshme të Doganës, të ketë të paktën tri vite përvojë pune menaxhuese në nivele të larta organizative në sektorin publik apo edhe në atë privat.

Po ashtu, sipas konkursit kandidatët që duhet të konkurrojnë po ashtu duhet të kenë njohuri të mira për legjislacionin doganor të Kosovës, trendet e politikave, dhe dokumenteve tjera përkatës për zhvillim të sistemit doganor sipas praktikave evropiane për përafrim.

“Shkathtësi për të punuar në një ambient të orientuar në rezultate, integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendimmarrëse, njohuri në përdorimin e kompjuterëve dhe të softuerëve të ndryshëm, njohja e gjuhës angleze e domosdoshme”, janë disa nga kriteret e vendosura në konkursin për drejtor.

Më tej, në konkurs thuhet se së bashku me CV-së personale me dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe letra motivuese, duhet të dërgohen në ndërtesën e Ministrisë së Financave në Prishtinë.

“Ministria e Financave ofron mundësi të barabarta punësimi për femrat dhe pakicat”thuhet më tej në konkursin i cili është shpallur të premten, dhe do të jetë i hapur për 15 ditë.

I kontaktuar nga gazeta drejtori aktual i Doganave Naim Huruglica, nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar kandidimin e tij të mundshëm edhe për një mandat në pozitën e drejtorit gjeneral të Doganave të Kosovës. “Aktualisht jam në pushim vjetor” ka thënë ai përmes telefonit.

Përndryshe Dogana e Kosovës i siguron të hyra buxhetit më shumë se 900 milionë euro. Para pak ditësh gazeta “Zëri” ka raportuar se pjesa dërmuese, apo më shumë se 90 për qind të hyrave të Doganave sigurohen vetëm nga 100 kompani që kryesisht janë të lidhura me politikën.

/Zëri/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)