19 Nëntor 2024

Beqaj: Fuqishëm do të përkrahim komunitetin e biznesit

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë sot në Prizren se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave fuqishëm do të përkrahin komunittein e biznesit dhe se me shumë kujdes po i shqyrton të gjitha kërkesat e arsyeshme të shoqatave të komunitetit të biznesit.

Duke folur sot në hapjen e zyrave të Shoqatës së Biznismenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren, ministri Beqaj ka thënë se kjo Shoqatë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve dhe zejeve në komunen e Prizrenit dhe se me punën dhe angazhimin e vet mund të jetë shembull për shoqatat tjera.

Beqaj i njoftoi të pranishmit me planet për zgjidhjen e kërkesave të shoqatave të bizneseve dhe me këtë rast përmendi si shembull vendimin për heqjen e TVSH-së për qumshtin e freskët dhe produktet primare bujqesore duke theksuar se ky vendim pararqet kontribut në krijimin e lehtësirave në një pjesë të ekoonmisë e cila drejtëperdrejtë prek 20 mijë individ. 

Ministri Beqaj tha se edhe kërkesat tjera janë të komunitetit të biznesit jane duke u analizuar seriozisht gjithnjë duke pas parasysh dispozitat ligjore dhe stabilitetin makrofinanciar.

Ndërsa kryetari i Bordit të “Esnafit” Edis Cabrati tha se i janë shume mirenjohës Ministrisë së Financave dhe Qeverisë se Republikes së Kosovës për shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve për kërkesat e parashtruara si dhe punën e pandërprer në krijimin e kushteve gjithnjë e më të volitshme për të bërit biznes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)