18 Nëntor 2024

Beqaj: Fondi i Punësimit do të hap perspektiva të reja

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka deklaruar se Fondi i punësimit dhe zhvillimit, do të jetë fond zhvillimor dhe jo bankar dhe do të jetë në shërbim të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Beqaj, në një konferencë për media kushtuar Fondit të punësimit dhe zhvillimit, ka theksuar se ky fond do të jetë 1.5 miliardë euro dhe do të krijohet nga fondet që janë të mbledhura dhe të investuara në institucionet financiare në vendet e jashtme.

"Për të krijuar Fondin e  punësimit dhe zhvillimit do të duhet që të ndërrohen disa ligje, “, ka theksuar ai.
Sipas tije dhe Fondi “Klinton”, ka shprehur gatishmëri që të investojë në këtë fond zhvillimor.

 Beqaj: Po krijojmë fond për punësim dhe zhvillim

Ministri i Financave Besim Beqaj ka thënë sot se Fondi për punësim dhe zhvillim është i destinuar për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjithmonë duke pasur parasysh mundësinë e financimit cilësor për biznesin tonë dhe do të ketë në fokus ndërmarrësin.

“Është një fond i cili në fokus e ka zhvillimin ekonomik. Dhe ne jemi duke marrë të gjitha masat dhe ndryshimet e nevojshme legjislative, të cilat duhet të ndodhin për rikthyer këto mjete”, tha ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se gjatë këtyre ditëve kane pasur shumë komunikime anekënd Kosovës me shumë biznese për të shpalosur idenë e Fondit të Punësimit dhe Zhvillimit, por njëkohësisht për të marrë edhe ide të reja nga bizneset, në mënyrë që të shohim se sa ju shkon për shtati dhe cilët janë hapat që duhet të ndërmerren nga ana e shtetit  për të krijuar një fond të tillë.

“Pra, Fondi është i destinuar që ato mjete, që mund të jenë dikur rreth 1.5 miliardë eurosh, për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,  gjithmonë duke pasur nevojën dhe duke pas parasysh mundësinë e financimit cilësor për biznesin tonë. Ne e kemi një sektor bankar të qëndrueshëm,  por është parë e nevojshme që të kemi një komplementaritet apo një rritje të mundësisë për financime cilësore dhe afatgjata të bizneseve, duke marrë parasysh që bizneset e vogla dhe të mesme nuk kanë ndonjë histori të veçantë për të qenë të trajtuara mirë nga sektori bankar dhe normalisht duke parë mundësinë që mjetet që janë jashtë vendit konform bazës ligjore, të rikthehen në Kosovë dhe të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai tha se Kosova si shtet ka diku rreth 2 miliard euro jashtë shtetit, të cilat deri më tani ka qenë vështirë ti kthejmë në vend për shkak se nismat që janë marrë në një formë janë bllokuar nga institucionet ndërkombëtare që ishin në Kosovë.

“Tani mundësia ekziston, Kosova ka mundësi për të bërë ndryshmin e legjislacionit dhe ti kthejë këto mjete në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Ne besojmë që Fondi për punësim dhe zhvillim do ti tërheq të gjithë ata ndërmarrës të rijnë, po flasim për gjenerata të reja. Sepse krijimi i vendeve të punës dhe lehtësimi për fillimin e bizneseve të reja është në procedura e sipër, dhe mbi këtë bazë komunikimi që po bëjmë çdo ditë me biznesin,  po na tregon më fuqishëm që bizneset tona janë në kërkim të fondeve të cilët janë cilësuar afatgjata dhe nevojës së tyre për të investuar në prodhim. Pra, do të jetë fokus për avancimin e veprimtarive prodhuese dhe eksportuese të Republikës së Kosovës”.

Ai tha se ky fond nuk do të fokusohet vetëm në ndërmarrjet e vogla dhe tek ndërmarrësit e rijnë, por do të fokusohet edhe tek ndërmarrjet e mesmeve , të cilat kanë nevojë për zgjerim të kapaciteteve të tyre, por edhe te korporatat të cilat sipas gjitha gjasave do të duhej të hyjnë në tregun e vet, e jo vetëm të Kosovës por edhe në tregun rajonal dhe më gjerë duke bërë inovacione.

Ministri Beqaj tha se në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve do të sigurohet transparencë e plotë.

“Mjetet prej 1.5 miliard eurosh duhet të absorbohen nga sektori privat, nga ata që mund të krijojnë vende të reja pune dhe nga ata të cilët do të krijojnë  aktivitete ekonomike në brendi dhe produkte për eksport”.

I pari i Ministrisë së Financave tha se është formuar një grup punues i cili do të shqyrton nevojën e ndryshimeve legjislative me qëllim të funksionalizimit të Fondit.

“Ne kemi formuar një grup punues, i cili është duke u marrë me analizën e ligjeve,  të cilat duhet të ndryshohen për ti rikthyer një pjesë të mjeteve. Pra,  është fjala për mjete të Fondit të Privatizimit, të cilat janë të ngrira jashtë vendit. Me ndryshime legjislative dhe me vullnet shtetëror këto mjete mund të kthehen dhe të hyjnë në funksion pa e dëmtuar në asnjë moment procesin e trajtimit ligjor të të gjitha kërkesave të kreditoreve potencial që mund të paraqiten në faza të ma vonshme”.

Por, njëkohësisht edhe një pjesë e mjeteve të Fondit të Trustit të Kursimeve Pensionale mund të kthehen në Kosovë”, tha ai.

Shfrytëzimi i mjeteve të Trustit te Pensioneve do të bëhet konform bazës ligjore për rikthimin e këtyre mjeteve dhe duke i futur këto mjete në tregun e kapitaleve të cilën neve jemi duke e formuar.

“Është edhe gatishmërinë e shumë fondeve të nivelit ndërkombëtar duke filluar nga fondi Klinton dhe fonde tjera, të cilat janë të gatshme për të bërë investimet e tyre në këtë fond. Sepse ky fond nuk do të jep mjete le të themi falas, por do të jenë mjete me kredi shumë të buta,  të cilat do të ju mundësojnë ndërmarrjeve për të financuar aktivitetin e tyre ekonomik”.

Ministri Beqaj tha se me krijimin e këtij fondi nuk synohet në asnjë rrethanë ti bëjmë konkurrencë sektorit bankar, sepse sektori bankar është veprim komercial i tyre, por duke pasur nevojën e maturitetit afatgjatë dhe normave të cilat duhet ti mundësojnë ndërmarrjet që të zhvillohen, ne jemi duke zhvilluar këtë fond.

Ai tha se janë krijuar disa parakushte për formimin e Fondit, siç janë lehtësimi për investime të reja dhe lehtësime të tjera.

“Keni qenë dëshmitar këtyre ditëve që ne kemi marrë disa vendime për lehtësimin e investimeve të reja. Dhe vendimi në Ministrinë e Financave në bashkëpunim me biznesin është marrë dhe këtyre ditëve do të jetësohet edhe  si vendim qeverie. Është heqja apo pushimi nga taksat për 3 deri 7 vite për të gjitha investimet e reja në Republikën e Kosovës. Është fjala për krijimin të vendeve të punës , prej 30 vende të punës deri në 150 vende do të shkon prej 3 deri në 7 vite. Dhe këtu do të hiqen taksat në korporata respektivisht do të hiqet TVSH-ja e cila deri më tani është rimbursuar pas 6 muajsh, por do të hiqet në start në mënyrë që ndërmarrjet të mos kenë problem më kapitalin e tyre qarkullues nga momenti që dëshirojnë për të bërë  investime”, tha ministri Beqaj.

Mjetet e fondit do të jenë të orientuar në kompanitë prodhuese dhe nuk do të ketë sektor i cili nuk do të përfshihet.

“Fokusi dhe interesimi ynë do të jetë që prodhimi dhe shërbimet të cilat kanë karakter eksportues, të përfshihen në ketë proces” , tha ministri Beqaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)