Beqaj falënderon Komisionin Evropian për përkrahjen e Kosovës
Prishtinë, 21 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj priti në një takim përfaqësuesit e projektit të financuar nga ana e Komisionit Evropian Përkrahje Institucioneve të Kosovës në luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare Jari Liukku, udhëheqës ekipi, Jaakko Christensen dhe Antonin Braho, për të diskutuar mbi draft raportin me të cilin bëhet vlerësimi i shkallës së ekonomisë jo-formale në Kosovë.
Ministri i Financave falënderoj Komisionin Evropian për përkrahjen që po i jep Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër ekonomisë jo-formale dhe në të njëjtën kohë u dakordua që raporti mbi shkallën e ekonomisë jo-formale në Kosovë i cili është hartuar nga projekti të prezantohet në Konferencën për Ekonominë Jo-formale që do të organizohet më 4 dhjetor 2014 nga ana e Ministrisë së Financave dhe Komisionit Evropian.