19 Nëntor 2024

Beqaj: Ekonomia jo formale mbetet prioritetet i Qeverisë

Prishtinë, 8 janar - Ekonomia jo formale mbetet edhe më tej një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë ministri i Financave, Besim Beqaj në takimin kushtuar hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
 
Ministri Beqaj theksoi se ekonomia jo-formale është e dëmshme për të gjithë: ajo ka efekte negative për vet bizneset, të punësuarit dhe Qeverinë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që institucionet të bëjnë më të mirën për të luftuar këtë dukuri dhe rrjedhimisht, për të ofruar një ambient më të volitshëm për të bërë biznes.
 
Ministri Beqaj tha se vitet e kaluara Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të luftuar dhe parandaluar ekonominë joformale.
 
“Në vitin 2010 është miratuar Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Jo-formale për periudhën 2010 -2012, është aprovuar “Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit”, Ligji mbi të Drejtat Pronësore dhe Intelektuale, si dhe Udhëzimi Administrativ për implementimin e tij."

"Gjithashtu është ndryshuar Ligji mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe një numër i konsiderueshëm i ligjeve të tjera që në forma të ndryshme e adresojnë çështjen e luftimit të ekonomisë jo-formale”, ka thënë me këtë rast ministri Beqaj.
 
Gjithashtu janë nënshkruar marrëveshje të ndryshme ndërshtetërore dhe ndër institucionale, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve për parandalimin e ekonomisë jo formale.
 
“Në kuadër të ndërtimit të strukturave dhe forcimit të kapaciteteve që mbështesin parandalimin e ekonomisë joformale, është punuar mjaft, si në strukturat ekzistuese, po ashtu edhe në krijimin e atyre të reja, siç janë Njësia e Inteligjencës Financiare, Njësia e Menaxhimit të Rrezikut, e themeluar brenda ATK-së, Njësia për Hetime Tatimore brenda ATK-së, Njësia kundër krimit të organizuar e themeluar brenda Doganës, Zyra për bashkëpunim me prokurorinë, e themeluar brenda Doganës, TASK Forca për bashkëpunim midis Doganës, ATK-së dhe Policisë së Kosovës  për luftimin e kontrabandës, që janë duke dhënë rezultate konkrete”, ka thënë i pari i Ministrisë së Financave.

Ministri Beqaj tha se është me rëndësi që Strategjia për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimit të parave dhe financimin e krimeve ekonomike të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe reflektim i konsultimeve me të gjitha palët e interesit, si një parakusht për implementim më të lehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)