18 Nëntor 2024

Beqaj dhe Stavileci, shpalosin prgramin e Misionit të Ri

Mitrovicë , 17 maj - Ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj, ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci si dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi kanë prezantuar të shtunën para intelektualëve mitrovicas, programin politik dhe ekonomik, Misioni i Ri.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, tha se ky Mision në të cilin është bërë punë jashtëzakonisht e madhe, është përgatitur për shumë vite.

“Kryeministri Thaçi fjalën hyrëse të Misionit të Ri e ka nisur duke thënë se ka pasur tre misione në jetë. E para, sjellja e lirisë në këtë vend, e dyta bërja e shtetit dhe misioni i tretë i kryeministrit Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij, gjatë vizitave të ndryshme të kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij anekënd Kosovës, kërkesa kryesore nga qytetarët ka qenë pikërisht zhvillimi ekonomik, punësimi dhe një jetë më e mirë për qytetarët.

“Ky fond do të mundësojë krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës dhe nuk ka element më të rëndësishëm sesa të realizohet një gjë e tillë”, theksoi ministri Beqaj.

Ai potencoi se fitorja në zgjedhjet e qershorit do të jetë fitore bindëse e PDK-së me Hashim Thaçin kryeministër edhe për katër vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka zbërthyer një pjesë të programit të fondit për punësim në kuadër të Misionit të Ri.

Ai ka përsëritur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës si prioritet të kryeministrit dhe PDK-së në përgjithësi.

Sipas tij, Kosova sot ka nevojë që ta zhvillojë ekonominë, të fuqizojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të përkrahë bizneset e mëdha dhe në të njëjtën kohë t’u ofrojë mundësi gjeneratave të reja, studentëve dhe të gjithë të tjerëve, vende të reja pune.

“Kryeministri Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë bartëse e të gjitha proceseve më të rëndësishme politike në vend, sidomos në konsolidimin e shte tit dhe të demokracisë së Kosovës”, ka thënë Stavileci.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)