Beqaj: Bizneset të ngritin kulturën e vetë fiskale
Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Financave Besim Beqaj ka deklaruar sot se Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë pas performancë shumë të mirë.
Në konferencën për media pas takimit të Këshillit Konsultativ, ku marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Dogana, Administrata Tatimore dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ministri Beqaj ka përgëzuar Doganën dhe Administratës Tatimore, në të cilat në kuadër të këtij raporti kanë shënuar një progres të theksuar.
Ai me këtë rast ka theksuar veçanërisht raportin e UNDP-së i cili tregon se perceptimi i korrupsionit për Doganën që ishte shumë i lartë dhe tani është në nivel shumë të ulët nga 58 për qind është në 22 për qind respektivisht Administratës Tatimore tani ka kaluar në nivel 16 për qind.
Kjo është rezultat i reformës të cilën e kemi bërë në mënyrë të përbashkët me komunitetin e biznesit dhe përçuarjes së mesazhit që ka bërë komuniteti i biznesit përmes përfaqësuesve të saj, pra Odës Ekonomie të Kosovës, Aleancës Kosovare të Biznesit dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë\", ka theksuar ai.
Sipas tij përformanca e Doganave në këtë 6 mujor ka qenë pozitive, është mbi 20 milionë euro sesa vitin paraprak.
\"Kemi realizimin e planit mbi 95 për qind që realisht tregon që aktiviteti në reduktimin e ekonomisë joformale po shkon në mënyrë të theksuar, ka thënë ministri Beqaj.
Ai ka thënë se në takim është diskutuar për probleme të tjera, për problemet indivulale të bizneseve, të cilat paraqiten nga ana e komunitetit të bizneseve, prej vlerësimit të mallit, pritjeve në kufi, garancioneve bankare, funksionimin e depove doganore, funksionimin e terminaleve, rregullat të cilat janë bërë.
Pra, është një takim mjaft i suksesshëm, një takim i cili po vë në pah që bashkëpunimi me komunitetin e biznesit në fushën e vendosjes së rregullave të lojës dhe zbatimit të atyre rregullave, por dhe përcaktimit të caqeve të cilat veç po tregohet që janë në një drejtim jashtëzakonisht të mirë për tu arritur, ka thënë ministri Beqaj.
Kryetari i Aleancës Kosovare te Biznesit dhe kryetari i Këshillit Konsultativ, Agim Shahini ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë në mes komunitetit të biznesit , institucioneve shtetërore dhe agjencive që janë në Kosovë për mbledhje e të hyrave dhe ka shtuar se një gjë e tillë ka kontribuar që mekanizmat të ndryshëm ndërkombëtar të kanë vlerësime të larta për punën e këtyre agjencive.
Por, mbetet që ende bizneset të ngritin më tutje kulturën e vetë fiskale, që të janë të ndërgjegjshëm ndaj institucioneve shtetërore, por edhe agjencitë si Dogana dhe Administrata Tatimore ti trajtojë barabartë bizneset dhe kjo do të ishte e ndershme sepse kjo e obligon edhe me ligj edhe me kodin doganor, ka thënë Shahini.
Ai tha se në takim janë diskutuar tema të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ankesat e bizneset në këto dy agjenci.