15 Janar 2025

Beqaj: Bashkëpunimi ekonomik duhet t'i paraprijë atij politik

Prishtinë, 15 nëntor - "Republika e Kosovës vetëm pas krijimit të shtetit, ka filluar zhvillimin e politikave të qëndrueshme ekonomike në mënyrë që të stimulohet zhvillimin ekonomik, ndërsa bashkëpunimi rajonal është parakusht drejt anëtarësimit të vendit në BE", ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente Beqaj i bëri në fjalën e tij në Samitin për Energji dhe Ekonomi që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë- Stamboll, ku po marrin pjesë ministra të jashtëm, ekonomisë dhe diplomatë nga rajoni dhe më gjerë.

Ai me këtë rast ka vlerësuar se vizita e Clinton dhe Ashton ka treguar që Kosova ka një perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në BE dhe që vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë sa më shumë drejt krijimit të paqes së qëndrueshme, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është parakusht i proceseve të rëndësishme në rajon.

Kreu i MZHE-së ka thënë se bashkëpunimi ekonomik duhet t'i paraprijë bashkëpunimit politik, duke vënë në dukje investimet që janë duke u bërë në krijimin e infrastrukturës rrugore moderne me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, me bindjen se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave do të mundësojë përshpejtimin e procesit integrues të Kosovës në BE.

Beqaj ka nënvizuar se renditja e Kosovës në indeksin “Të bësh biznes” (“Doing Business”) është përmirësuar për 28 pozita (126 në raportin e 2012, 98 në raportin e vitit 2013) dhe përmirësimet kryesore janë; mbrojtja e investitorëve, fillimi i një biznesi, lejet e ndërtimit etj.
 
Sipas tij, bazuar në vlerësimet e BB-së, Kosova është shtet model për vendet e rajonit sa i përket rritjes ekonomike, stabilitetit makrofiskal dhe stabilitetit financiar, ngase ka një sistem bankar të qëndrueshëm dhe stabil, një borxh publik nën 6% të GDP-së më i ulët në vendet e rajonit dhe BE.

Ministri Beqaj ka vënë në dukje se vizioni i Kosovës për zhvillim ekonomik është që t'i hapet rrugë sektorit privat, ristrukturimi ekonomik përmes reformës strukturore, ndërsa ka përmendur projektet kryesore që janë në zhvillim e sipër si privatizimi i KEDS, PTK-së dhe ndërtimi i TC Kosova e Re.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, Beqaj ka thënë se vendi është anëtar i Traktatit të Komunitetit të Energjisë që nga 2005, marrëveshjen për tregti të lirë  CEFTA, ndërsa synon të bëhet pjesë e projekteve rajonale siç është ndërtimi i “Unazës së gazit” për shtetet e EJL-së.

“Ne besojmë se  siguria e furnizimit me energji,  diversifikimi i resurseve të energjisë në rajon dhe tregu i përbashkët i energjisë janë elemente kyçe për bashkëpunimin tonë të ardhshëm në rajon”, ka thënë ministri.

Duke u ndalë te zhvillimet e brendshme ekonomike, Beqaj tha se sektorët potencial për zhvillim ekonomik janë sektori i energjisë, sektori i minierave, bujqësia, telekomunikacionit dhe IT, industria e përpunimit drurit, metalit dhe ushqim

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)