18 Nëntor 2024

Beqaj: Bashkëpunim i suksesshëm me BERZH-in

Prishtinë, 20 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj ka vlerësuar sot se bashkëpunimi një vjeçar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ishte i suksesshëm dhe se është duke dhënë rezultate konkrete.

“ Pothuajse tashmë janë bërë 1 vit që kur jemi bërë anëtar në BERZH-it dhe do të kisha dashur të them që përvjetori i parë që ishte është shënuar me një sukses në bashkëpunim tonë, duke hyrë në projekte shumë të rëndësishme të cilat po i koordinojmë me BERZH-in për të siguruar mjete të mjaftueshme për financim të jashtëm komfor strategjisë së borxhit. Të gjitha këto janë duke u realizuar në koordinim të ngushtë me BERZH-in pasi që jemi anëtar dhe që është dëshmuar një partner i yni në investimet që po bëhen në Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Beqaj .

Ai ka potencuar se sa i përket projekteve publike është duke u bashkëpunuar në projektin më të madh - financimi hekurudhës, rehabilitimi i të cilit do të zhvillohet në tri faza dhe faza e parë do të jetë ashtu siç besojmë në deri në 93 milionë investime e cila përfshinë segmentin Fushë Kosovë deri në Maqedoni.
 

“Ndërsa sot jam i lumtur që po realizohet një prej kërkesave tona që e kemi parashtruar qysh prej vitit të kaluar në takimet tona me BERZH-in dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore, dhe jemi dakorduar me z. Antonio dhe menaxhmentin e BERZH-it për të organizuar një konference për sektorin privat më shumë mundësi financimi, sepse ne dëshirojmë ta shohim zhvillimin tonë  në shtetin tonë përmes përkrahjes së sektorit privat dhe këtu luan rol kyç raporti jonë me BERZH-in”, tha ministri i Financave.
 

Ministri Beqaj theksoi se është orientim që të hapen më tepër mundësi të financimit për sektorin privat, me hap më tepër fonde, dhe se 80 milionë që kanë qenë të investuara deri më tani për sektorin privat nga BERZH-i  kanë qenë të mirëseardhura,  por ka ende hapësirë edhe përmes ENEF-it ( Enterprise Expansion Fund) të krijohet një raport ku kompanitë tona do të kenë më tepër fonde të cilat do të kenë një maturitet më afatgjatë dhe kushte më të mira për financim.

“Si Qeveri ne tani po i bartim prioritetet tona prej ndërtimit të institucioneve tek zhvillimi ekonomik dhe po i bartim po ashtu raportet tona në zhvillim ekonomik. Udhëheqës në punësim dhe në zhvillim në ekonominë tonë duhet të jetë sektori privat. Ndërsa ne si shtet kemi përgjegjësi për të siguruar infrastrukturën, pa marrë parasysh a është infrastrukturë fizike apo ligjore, për t’i mbështetur kompanitë”, tha Beqaj.

Ai shprehu besimin që përmes kredive apo përmes investimeve të përbashkëta mundet të arrihet dhe ka disa raste të rëndësishme të suksesit.

“Si Ministër i Financave të Kosovës deklaroj që keni mbështetjen tonë të plotë sepse ne dëshirojmë të sjellim sa më shumë fonde kualitative për financim të sektorit privat, dhe kjo është mënyra se si dëshirojmë ne të shohim ekonominë që po zhvillohet në shtetin tonë dhe të krijojmë vende pune për popullin tonë. Prapë, kisha dashur që të përsëris se financimi i sektorit privat është kyç dhe me këtë do të zgjerojmë mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës”, tha ministri Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)