20 Nëntor 2024

Beqaj: ATK institucion shumë i suksesshëm

Prishtinë, 17 qershor - Prishtinë, 17 qershor - Ministri i FinancaveBesim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës duke e cilësuar një institucionjashtëzakonisht i suksesshëm, që çdo vit po përmirëson performancën e tij dhe icili këtë vit jo vetëm që e realizon planifikimin të hyrave por shkon edhe mbiplanin, duke shtuar se synim i Qeverisë nuk është vetëm të shkohet në planifikime dhe grumbullime, por synim iyni është që të kemi kënaqësi tek tatimpaguesi me shërbimet që i ofronAdministrata Tatimore e Kosovës.

Këto komente ministri Beqaj i ka bërë gjatëvizitës Qendrës së Shërbimit të Tatimpaguesve të Administratës Tatimorë tëKosovës,  ku është pritur nga drejtori ipërgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtijinstitucioni.

Ministri Beqaj këtë takim e cilësoi si takiminnjoftues me institucionin,  ku u njoftuase nga totali i deklarimit apo i grumbullimit të taksave ku ka një numërjashtëzakonisht të  madh të deklaruesvevullnetarë, që tregon për rritjen e përgjegjësisë të qytetarëve karshi shtetitdhe obligimet që ka në raport me shtetin.

“Ne diskutuam edhe për mundësinë e zgjerimittë bazës së tatimpaguesve, aktivitete të shtesë të cilat duhet të bëhen ngaAdministrata Tatimore e Kosovës, por siç po shihet edhe këtu është njëdigjitalizim, një tendencë për digjitalizimin e shërbimeve, që në një formëkursen kohën e qytetarëve – taksapaguesve, por në mënyrë të drejtpërdrejtë  ndikon edhe në saktësinë, “, tha ministriBeqaj.

Ai gjithashtu theksoi se një aktivitet i tillendihmon edhe eliminimin e punësimit joformal, sepse ka shumë punëtorë të cilëttani në mënyrë elektronike mund të tërheqin certifikatat e tyre të kontributitqoftë në pension apo edhe tatimeve të tjera.

“Prandaj, në këtë drejtim unë i inkurajovaATK-në që të vazhdon me reformën e vetë. Reforma nuk është proces që ka njëfillim dhe një përfundim, por është një proces i cili në çdo kohë duhet delpërballë kërkesave të reja të cilat vijnë nga tregu, me një respektim të pakontestueshëm të ligjeve, me një barabarësi në drejtim të taksapaguesve, pornjëkohësisht edhe në tendencën, në bashkëpunim edhe me agjencionet tjera që tëeliminojnë të gjitha veprimet që janë devijante, siç është evazioni fiskal apoedhe çfarëdo veprimi tjetër, i cili në një formë ose në formën tjetër e ulëkonkurreshmërinë apo nuk i trajton barabartë qytetarët e Kosovës”, ka shtuarMinistri Beqaj.

Drejtori Behxhet Haliti tha se e njoftoiMinistrin Beqaj  për të arriturat dhesfidat e ATK-së dhe me këtë rast ka thënë se si menaxhment i ATK-së janë zotuarqë do të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, nëtrajtimin e barabartë, njëtrajtshëm të gjitha ligjeve tatimore,  ofrim të shërbimeve profesionale dhetransparente.

“Ndërsa, nga Ministri morëm përkrahjen se dotë vazhdon mbështetja e Ministrisë së Financave, pa të cilën mbështetjerezultati i ATK-së nuk do të ishte ky që është” tha drejtori i ATK-së BehxhetHaliti.

 Aishtoi se ofrimi i shërbimeve siç është edhe në këtë Qendër për shërbim tëTatimpaguesve, ka sigurua ka tregua se është inkurajues dhe i inkurajon gjithëtatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e obligimeve tatimore, tha drejtori iATK dhe shtoi se me këtë formë të punës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
 
“Plani aktual është mbi 300 mijë milionë dheaktualisht për 5 muajt e kaluar ne jemi brenda planit në një tejkalim prej 3 %dhe jemi diku rreth 10% më shumë sesa viti paraprak. Kjo është arritur falë njëplani detal të veprimit, një përkushtimi të stafit, dhe një bashkëpunimi meagjencionet tjera Doganën, Ministrinë e Financave, për një trajtim dhe njështrirje horizontale gjithë përfshirje të tatimpaguesve. Nëse vazhdon dinamikae zhvillimit ekonomik që është aktualisht ne jemi besojmë brenda objektivave tëplanifikuara nga Ministria e Financave”, tha kreu i ATK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)