16 Janar 2025

Belgjikë, punëtorët e çelikut protestojn kundër largimit nga puna

Bruksel, 30 janar - Në Evropë kriza ekonomike ka ndezur protestat e punëtorëve. Punëtorët e çelikut të cilët kanë protestuar mbylljen e disa fabrikave në Belgjikë.

Edhe në Francë disa punëtorë të sektorit të automobilistikës kanë organizuar protesta dhe kanë bllokuar rrugët.

Ngjarja që ndezi grevat dhe demonstratat në Belgjikë, ka qenë deklarata e një kompanie gjigande të sektorit të minierave dhe prodhimit të çelikut javën e kaluar ku thoshte se brenda 6 javëve ata do të mbyllnin objektet e prodhimit dhe do të nxirrnin nga puna 1 mijë e 300 punonjës.

Pas kësaj deklarate nga java e kaluar e deri më sot në Bruksel dhe në qytetin Namur ku gjendet parlamenti i valonëve janë organizuar protesta.

Në demonstradat e bëra në Namur, punëtorët i kanë hedhur policisë gurë dhe shishe, kurse policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion.

Në konflikt janë plagosur 6 policë.

Edhe në Francë, një shoqëri automobilash e cila brenda 3 vjetëve ka nxjerrë nga puna rreth 7 mijë e 500 punëtorë ka qenë në shënjestër të protestave.

Në qytetin Flins(FLENS) me qindra punonjës kanë bllokuar rrugët që shkonin në fabrikë dhe i kanë vënë zjarrin barrikadave që kishin ngritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)