28 Prill 2025

Behgjet Pacolli ka blerë mbi 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë

Prishtinë, 8 maj - Sipas mediave serbe, biznesmeni më i pasur shqiptar, qëndron prapa investimit të Kompanisë "Al Dahra" të Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon Pacollit.

"Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të sukseshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare që vijnë nga fondet investive në të cilat kanë pjesën e tyre të dy (Pacolli dhe Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan", kanë shkruar mediat serbe, duke u thirrur në burime anonime.

Sipas njoftimeve, IPIC është një nga fondacionet më të mëdha investive ku Sheiku dhe tajkuni shqiptar bashkëpunojnë.

Sipas "Nase novine", citon express, Sheiku është kryetar i bordit të drejtorëve në këtë fondacion, ndërsa thuhet se në këtë pozitë e ka emëruar Pacolli

Në ëeb faqen e IPIC thuhet se ky fondacion posedon 24,9 përqind të aksioneve në kompaninë austriake OMV, pikërisht këto aksione janë deponuar në dobi të Pacollit.

Sipas "Nase novine", Pacolli ka hyrë ne tregun serb para disa vitesh ku ka ndërtuar pompa benizne në lokacionet më eksluzive në Serbi. Po ashtu pohohet se paratë e Pacollit në masë të madhe janë shfrytëzuar për të blerë "toka serbe" në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)