Bëhet rivlerësimi i zonave kadastrave dhe çmimeve të tokës
Kaçanik, 2 qershor - Zyrtarë komunal të Kaçanikut, Bahri Selimi, drejtor i Ekonimisë, Financave dhe Zhvillimit, Zylfi Koxha, drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë, Xhelal Dema, zyrtar i Tatimit në Pronë dhe z. Rakip Vishi, zyrtar në Urbanizëm dhe Arben Asllani, zyrtar në Departamentin e Tatimit në Pronë, e kanë bërë rivlerësimin e Zonave Kadastrale dhe çmimeve të tokës bujqësore dhe pyjore për metër katror.
Drejtori Selimi ka thënë se rivlerësimi është bërë pasi ne si Komunë kemi konstatuar se vlerësimet e bëra nga kompania e kontraktuar nga Ministria e Financave - Departamenti i Tatimit në Pronë, ka mospërputhje të zonave kadastrave me çmimet.
Ai ka thënë se tani, pas rivlerësimit çmimi i një metër katror ka vlerën nga 2 euro, në vende rurale deri në 10 euro në zona urbane. Vlerësimi i tokave është duke u bërë për përfshirjen edhe të tokës në tatimin në pronë.
Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës tani janë duke bërë përgatitjet për zgjerimin e tatimit në pronë, respektivisht përfshirjen në tatim edhe të vlerës së tokës. Tatimimi i parë ku edhe vlera e tokës do të përfshihet në tatimin në pronë është planifikuar të ndodhë më 2017.