Bëhët përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve
Prishtinë, 26 janar - Në Ministrinë e Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve.
Në këtë ceremoni, përfaqësuesit e Komisionit të Granteve, bënë përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012, në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal.
Ky komision përbëhet nga pushteti qendror dhe lokal dhe përfaqësohet nga tri komuna me shumicë shqiptare dhe një komunë nga minoritetet. Për vitin 2012 anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Gjilanit, Skenderajt, Junikut dhe Kllokotit.
Me këtë rast, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin, uroi që anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve të punojnë me po aq përkushtim, sikurse kanë punuar anëtarët e deritanishëm.