Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës
"Gjithashtu njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori", thekson ministria.
Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.