Bëhet ekzekutimi i pagave, skemave sociale dhe pensioneve
Prishtinë, 27 dhjetor - Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, gjithashtu ka bërë edhe ekzekutimin e skemave sociale dhe pensioneve.
Për shkak të festave të fund vitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat.