Bëhet ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike
Prishtinë, 24 dhjetor - Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.
Për shkak të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat.