Bedri Peci Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore
Prishtinë, 29 maj - Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarin joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore Bedri Pecin për Kryetar të Bordit të Bankës Qendrore
\"Po ashtu Bordi ka Miratuar Rregulloren mbi raportet dhe informatat që kërkohen nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Statutin e Auditimit të Brendshëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe Kodin e Etikës së Auditorit të Brendshëm të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës