Bedri Hamza zgjidhet guverantor i Bankës Qendrore
Hamza që është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në pushtet mori 58 vota ndërsa guvernatori i deritashëm, Gani Gërguri mori 3 vota, ndersa 6 vota ishin të pavlefshme.
Në votim kanë marrë pjesë 67 deputet, kurse deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes e kanë lëshuar seancën në të cilën është votuar për Guvernatorin e ri.
Deputetët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes, u larguan nga seanca gjatë kohës së votimit, në shenjë kundërshtimi për kandidaturën e ish ministrit të financave, Bedri Hamza.
Pas votimit në Kuvend dhe zgjedhjes së Bedri Hamzës në postin e Guvernatorit të BQK-së vendimi për nënshkrim do ti dërgohet Presidentes Atifete Jahjaga.