Bechtel Enka mbajti panairin e punësimit në Lipjan
Ahmeti falenderoi kompaninë Bechtel-Enka GP, për angazhimin e marrë për punësimin e qytetarëve nga kjo komunë, dhe vlerësoi bashkëpunimin e kompanisë me komunën.
Nga ana e tij Ministri Abrashi poashtu shprehu vlerësimin për kompaninë Bechtel-Enka GP, në punësimin e stafit lokal nga shumë vise të Kosovës,dhe në mënyrë të vecantë programin e saj të sigurisë teknike dhe programit të trajnimit dhe kualifikimit në punë që iu ofrohet të punësuarve në këtë kompani.
Drejtori I Projektit z. Chris Jennions theksoi se e vlerëson lartë bashkëpunimin e stafit lokal pasi suksesi I këtyre viteve pa diskutim I dedikohet atyre. Bechtel-Enka GP në vazhdimësi do të ngris numrin e të punësuarve lokal, të cilët luajn një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti tha ai.
Bechtel Enka GP tashmë është duke avancuar në punimet për ndërtimin e Autostradës Arber Xhaferi R6. Punimet për ndërtimin e kësaj vepre madhore nisën 11 muaj më parë, më 3 Korrik 2014.
Projekti parashikon të lidhë Prishtinën me kufirin e Kosovës me Maqedoninë, në pikën kufitare të Hanit te Elezit.
Bechtel Enka GP
Partneriteti I kompanive Bechtel dhe Enka sjellë një eksperiencë dhe njohuri të jashtëzakonshme për ndërtimin e veprave të tilla madhore të fituar nga një eksperiencë e jashtëzakonshme e mbi 30 viteve bashkëpunim.
Duke punuar si një ekip I integruar, Bechtel-Enka kanë arritur të përfundojnë me sukses projekte përgjatë Europes deri në Azi prej dekadash.
Bechtel dhe Enka kanë përfunduar së bashku rreth 28,000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele me një gjatësi rreth 250 kilometra, dhe mbi 25 projekte ura unike.