BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë
Bruksel, 18 qershor - Bashkimi Evropian bëri të ditur se do të zgjatë zyrtarisht, për një periudhë njëvjeçare, sanksionet ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska, në vitin 2014, dhe që pezullojnë kryesisht investimet dhe importet drejt BE-së të produkteve të gadishullit.
Vendimi i shtyrjes së afatit deri më 23 qershor 2017, një vendim që pritej, u mor gjatë një takimi të Këshillit të BE-së me pjesëmarrrjen e përfaqësesve të shteteve anëtare, bëri të ditur Këshilli në një deklaratë.
Masat do të zbatohen për shtetasit e BE-së dhe për sipërmarrjet e instaluara në BE. Ato janë të kufizuara në territorin e Krimesë dhe në Sevastopol, bëri të ditur Këshilli.
Këto sanksione prekin kryesisht importin e produkteve me origjinë nga Krimeja ose Sevastopoli në BE si dhe investimet në Krime dhe në Sevastopol.