07 Nëntor 2024

BE zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Moskë, 29 qershor - Këshilli Europian shpalli të mërkurën se ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë deri më 31 janar 2018 për shkak se Marrëveshja e Minskut nuk është zbatuar si duhet.

Sanksionet synojnë sektorin financiar, energjetik, të mbrojtjes si dhe fushën e mallrave me përdorim të dyfishtë.

Sanksionet kufizojnë disa kompani ruse dhe filialet e tyre të hynë në tregjet fillestare dhe ato të nivelit të dytë të BE-së, ndalojnë tregtinë e armëve me Rusinë, kufizojnë Rusinë për marrjen e teknologjisë dhe shërbimet në fushët e kërkimit dhe të prodhimit të naftës si dhe ndalojnë eksportin e pajisjeve ushtarake ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)