BE vështirëson evazionin fiskal
Bruksel, 5 shtator - Ministrat e financave të Bashkimit Europian (BE) duan të zbulojnë evazorët fiskalë. Për këtë do të shërbejë shkëmbimi automatik i të dhënave brenda BE. Zbulimi i tyre zgjat më shumë se pritej. Një direktivë e re e BE me metoda të vjetëruara.
Austria apo Luksemburgu, në Bashkimin Evropian ka vende lukrative, ku kapitali investohet në mënyrë të sigurtë. Pasuri të tëra, përqindjet e të cilave u shpëtojnë autoriteteve tatimore. Shmangiet e pagimit të tatimeve ministritë e financave i kanë prej kohësh halë në sy.
Ky boshllëk është dashur të mbyllet prej tetë vitesh sipas një direktive të përbashkët e BE-së për tatimet. Për këtë kontrollohen llogaritë bankare të të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian.
Të dhënat e tyre transmetohen automatikisht me ndihmën e një softueri në vendet e BE-së. Kështu dëshira e ministrave të Financave bëhet realitet.