BE vendos ti akordojë Greqisë 2 miliardë euro
Bruksel, 24 mars - Pas samitit dyditor në Bruksel, BE-ja vendosi ti akordojë Greqisë në krizë borxhi një fond prej 2 miliardë eurosh, që nuk ishte përdorur në kohë.
Nëpërmjet një komunikate pas samitit dyditor në kryeqytetin belg, Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri të ditur se Athinës do ti livrohet një pjesë prej rreth 2 miliardë eurosh nga fondet e papërdorura të zhvillimit.
Ky fond, shtoi Juncker, do të jepet për të mbështetur përpjekjet e Greqisë drejt rritjes ekonomike dhe për të kapërcyer problemin e papunësisë së lartë në radhët e të rinjve.
Ndërsa Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një konferencë shtypi pas samitit, shprehu nevojën për luftë të përbashkët kundër krizës humanitare në vendin e tij.
Sakaq, teksa Kryeministri i Greqisë kërkonte mbështetje në Bruksel, Athina u bë skenë e protestave studentore.
Nëpërmjet pankartave dhe sloganeve të tyre, studentët protestuan politikat e shtrëngimit dhe kërkuan që universiteteve tu akordohet një buxhet më i lartë.