07 Nëntor 2024

BE vendos ta përfshijë Kosovën në projektet e saj

Tiranë, 4 korrik - Bashkimi Evropian ka vendosur të përfshijë edhe Kosovën në projektet e saj. Lajmin e ka bërë të ditur politikani nga Tirana, Arben Malaj.

“Të dashur miq, po dëgjojmë lajme të mira nga Evropa e Bashkuar”, ka shkruar Malaj në një postim në Facebook, duke shtuar se rritja ekonomike nga viti në vit është më lartë, papunësia po bie, borxhet publike po menaxhohen më mirë.

“Lajmi që BE vendosi të përfshijë Kosovën në projektet e saj është një provë konkrete për derën hapur të BE-së per vendet e Ballkanit Perëndimor. Mirënjohje liderëve politikë të BE-së! Urime qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë mundësi të re e cila nuk nënkupton thjesht fonde, por një perspektivë evropiane të sigurt, të cilën duhet ta meritojnë, duke eleminuar çdo ngërç apo krizë politike dhe duke përmirësuar cilësisht qeverisjen e saj”, ka shkruar Malaj.

Malaj, i cili më herët ka qenë ministër I financave në qeverinë e Shqipërisë, kurse tani është anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë, shprehet se Kosova duhet të jetë përherë kontribues i rëndësishëm në projektin e paqes dhe prosperitetit në gjithë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)