BE vazhdon të mbështesë Zyrën e Auditorit Gjeneral
Prishtinë, 15 nëntor - Sot Bashkimi Evropian ka lansuar zyrtarisht një projekt binjakëzimi për të mbështetur Zyrën e Auditorit Gjeneral (ZAGJ). Ky projekt prej 1.5 milion eurosh ka për qëllim fuqizimin e mëtejshëm të kapacitetit të auditorit të pavarur dhe do të zgjasë 2.5 vjet.
Ai fokusohet në përkrahjen e një instituti suprem të qëndrueshëm të auditimit në fushat kryesore si: cilësi në detyrat e auditimeve të cilat ndërmerren, cilësi në qeverisjen e korporatës së ZAGJ-së, procese efektive të auditimit dhe qëndrueshmëri dhe pronësi.
Ky projekt binjakëzimi është një bashkëpunim në mes të ZAGJ-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, si partner udhëheqës, dhe Gjykatës Holandeze të Auditimit.
Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda do të punojnë së bashku me homologët e tyre kosovarë në ZAGJ dhe do tu ndihmojnë atyre në zbatimin e praktikave më të mira të BE-së për auditimin e fondeve publike.
Ky projekt do të vë theks të veçantë mbi udhëzimin e ekipeve të auditimit të ZAGJ-së lidhur me auditimet e tyre të rregullta dhe auditimet e performancës. Do të ndihmohet po ashtu në zhvillimin e planeve të reja të korporatës dhe strategjitë e komunikimit, si dhe trajnimin dhe zhvillimin e stafit.
Auditori Gjeneral i Kosovës, Lage Olofsson, tha se ky projekt do të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të ZAGJ-së dhe do të ndihmojë që proceset organizative të jenë si duhet si dhe stafi të jetë i përgatitur, në mënyrë që të sigurohet një institucion i qëndrueshëm auditimi, i menaxhuar nga kosovarët.
\"Rritja e kapacitetit operativ në kuadër të ZAGJ-së dhe aktiviteti pasues i auditimit do të kenë ndikim pozitiv në kontrollin e brendshëm dhe në menaxhimin financiar të sektorit publik në Kosovë.
Shefi i Operimeve, Christof Stock, tha se një institucion suprem auditimi, i pavarur dhe kompetent, është qenësor për çdo shoqëri moderne e cila është e përkushtuar për llogaridhënie në sektorin publik dhe në shoqëri në përgjithësi.
\"Kjo është esenciale gjithashtu edhe për të sjellë Kosovën më afër praktikave më të mira të BE-së.\"