17 Nëntor 2024

BE ul parashikimet e rritjes ekonomike për vendet anëtare

Bruksel, 4 nëntor - Bashkimi Evropian sot i ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për vendet anëtare, duke sinjalizuar se ripërtritja mbetet e ngadalshme për ekonomitë më të mëdha, e veçanërisht për Francën.

Parashikimi zyrtar për rritje ekonomike në 18 vendet e evrozonës është ulur nga 1.2% në shkallën 0.8%.

Nga ana tjetër, parashikimi për rritje ekonomike në gjithë Bashkimin Evropian, me 28 vende, përfshirë Britaninë dhe Suedinë, që nuk e përdorin euron, është zvogëluar nga 1.6% në 1.3%, raporton AP nga Brukseli.

“Situata ekonomike dhe punësimi nuk po përmirësohen aq shpejt”, pas krizës financiare, që e kishte goditur kontinentin gjasë pesë viteve të fundit, tha zëvendëspresidenti i BE-së, Jyrki Katainen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)