BE ua zhbllokuan palestinezëve 115 milionë euro
Bruksel, 24 gusht - Bashkimi Evropian (BE) lajmëroi se ka zhbllokuar 115 euro shtesë nga ndihma për projektet zhvillimore në territoret palestineze. Projektet i përfshijnë sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe resurseve ujore.
Mjetet për financim do tu shërbejnë kompanive me seli në Bregun Perëndimor, të cilat mund të hapin vende të reja pune, skatësoi komisioni competent i BE-së në kumtesën e vet.
Nga 115 milionë eurot e lartëpërmendur, rreth 40 milionë euro do ti paguhen Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë refugjatëve palestinezë.
Kjo ndihmë qartazi e tregon angazhimin e përhershëm të BE-së për zgjidhje të mbështetur në bashkëjetesën e dy shteteve, shtohet në kumtesën.
Me ndihmën e re, shuma e përgjithshme e mjeteve që BE-ja i zhbllokoi për palestinezët prej fillimit të këtij viti, arrin në 300 milionë euro.