08 Nëntor 2024

BE, thirrje samitit të G20-s për të trajtuar krizën e refugjatëve

Bruksel, 31 gusht - Bashkimi Europian shpreson të bisedojë me partnerët e G20-s në samitin e Hangzhout për trajtimin e sfidave ndërkombëtare, duke vendosur aty gurin e themelit në histori për rilulëzimin e ekonomisë ndërkombëtare.

Kështu shkruan në një letër të përbashkët, drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk‎ dhe presidenti i Komitetit Jean Claude Juncker.

Tusk dhe Junker theksojnë në letrën e tyre se BE-ja do t\'i bëjë thirrje samitit të G20-s për të vazhduar përpjekjet për të trajtuar krizën e refugjatëve dhe nxitur OKB-në për të trajtuar problemin e lëvizjes së emigrantëve. Gjithashtu ata synojnë të hartojnë planin e veprimit për rritjen ekonomike ndërkombëtare dhe nxitjen e vendeve të ndryshme për të luftuar evazionin fiskal, nxitur transparencën e taksave dhe goditur financimin e terrorizmit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)