BE, test për bankat
Bruksel, 27 nëntor - Pasi kërkesës për borxh nga Irlanda, për shkak të krizës së saj financiare, Komisioni Evropian bëri të ditur më 25 nëntor se që nga viti i ardhshëm, Bashkimi Evropian do të fillojë të zhvillojë me fazë të përcaktuar testin e përballimit të presionit ndaj bankave evropiane për të zbuluar në kohë problemet ekzistuese.
Në marsin e sivjetshëm, Bashkimi Evropian zhvilloi testin e presionit ndaj 91 bankave në 20 vendet evropiane.
Por sipas rezultateve, vetëm 7 banka nuk arritën ta kalojnë këtë test, ndër të cilat, nuk ishte e përfshirë asnjëra prej bankave irlandeze.