BE: Tani shqetësohet për gjendjen financiare të Portugalisë
Bruksel, 31 janar - Për disa javë u duk sikur eurozona po rifitonte besimin e investuesve.
Mirëpo tani në tregun evropian të obligacioneve është rikthyer nervozizmi me pasoja fatale para së gjithash për Portugalinë.
Për Portugal e zhytur thellë në borxhe normat e interesit për obligacione shtetërore janë ngjitur në nivele rekord që prej futjes së euros.
Ato u rritën veçanërisht për obligacione afatshkurtra.
Norma e interesit për një obligacion dyvjeçar u rrit përkohësisht të hënën (kraharuar me të premten e javës së kaluar) me gati gjashtë për qind në rreth 21 për qind.
Te obligacionet pesëvjeçare norma e interesit u rrit me gati katër për qind në rreth 23 për qind, tea to dhjetëvjeçare me dy për qind në rreth 17 për qind.