17 Maj 2024

BE synon të zbusë papunësinë tek të rinjtë

Bruksel, 23 maj - Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka nisur një projekt pilot për të ndihmuar të rinjtë e papunë, që të gjejnë punë në vende të tjera të BE-së.

Komisioni i BE-së nuk do që të vihet në shënjestër të kritikës sikur ka bërë sehir duke mos reguar, në një kohë që gjithnjë e më shumë të rinj mbeten pa punë dhe pa perspektivë për të ardhmen.

Pesë milinë e gjysmë të rinj në BE janë aktualisht në këkrim të një vendi pune ose të kurseve të arsimit profesional - 5000 syresh duhet të mbështeten tani, në mënyrë që të gjejnë punë në një vend tjetër të BE-së.

Kjo masë merret në kuadë rtë projektit pilot, në të cilin fillimisht do të përfshihen katër administrata kombëtare pune, ndër to edhe Agjencia Federale gjermane e Punës.

Të rinjtë nga e gjithë BE-ja mund të aplikojnë për ndihmë financiare, siç sqaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Jonathan Todd:

\"Synohet që 18 deri në 30 vjeçarët të mbështeten në aplikimet që bëjnë jashtë vendit të tyre si dhe t\'u mbulohet një pjesë e shpenzimeve për të marrë pjesë në intervistat për aplikim si dhe për shpërnguljen jashtë vendit. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të aplikojnë për një fond për mbulimin e shpenzimeve për kurset e kualifikimit profesional, në rast se ato pranojnmë një të ri nga ky grup në ndërmarrjen e tyre. Ndër këto shpenzime p.sh. përfshihen edhe kostot për kursin e gjuhës.\"

Katër milionë euro janë vënë në dispozicion për fazën pilot - kjo është si një pikë uji në det, për këtë është i vetëdijshëm zëdhënësi i komisionit Todd: \"Ky projekt nuk do të jetë zgjidhja për 54 % të rinisë greke, që aktualisht është papunë.\"

Edhe në Spanjë ndërkohë një në dy të rinj është i papunë - mesatarja në 17 vendet e euros është tronditëse me 22%.

Gjermania me gati 8% është në këtë drejtim si një ishull i bekuar. Organizata Ndërkombëtare e Punës në raportin tërheq vëmendjen për rezikun e këtij brezi, që mund të konsiderohet si gjenerata e humbur në Evropë. Të paktën teorikisht, organizata e OKB-së e ka portën e hapur tek instancat përgjegjëse në BE.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Hose Manuel Barroso: \"Unë besoj se çështja më emergjente sociale është të gjesh një përgjigje ndaj frikës që kanë të rinjtë, se nuk do të gjejnë punë.\"

Por në praktikë mundësitë e BE-së janë të kufizuara. Politika e tregut të punës vazhdon të jetë kompetencë e vendeve anëtare. Brukseli në rastin më të mirë mund të japë rekomandime. Të njëjtën gjë bën edhe Organiazata Ndërkombëtare e Punës, e cila stimulon qeveritë për të ndjekur një politikë aktive përmes suplementit të pagave apo favoreve në tatime për ato ndërmarrje, të cilat punësojnë të rinjtë.

BE-ja përpiqet, që mjetet e kufizuara nga fondi social evropian t\'i orientojë më shumë në luftën kundër papunësisë tek të rinjtë. Krahas mbështetjes në gjetjen e një vendi pune jashtë atdheut, synohet edhe krijimi i një rrjeti vullnetar evropian, ose gjetja e bursave për financimin e praktikave nëpër ndërmarrje në vende të tjera të BE-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)